EkonomiKulturëKurioziteteLajmeLajmi i funditShëndetësiShowbizSport

Terapia që trajton kancerin e prostatës rrit rrezikun për demencë

Terapia hormonale, e cila përdoret për të trajtuar kancerin e prostatës tek meshkuj ka rezultuar se rrit rrezikun e demencës, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.

Terapia me androgjen-hormon mashkullor, që ka për qëllim
shtypjen e prodhimit të hormoneve mashkullore dhe përdoret për të trajtuar kancerin
e prostatës në stade të ndryshe,aplikohet për pacientët në formë të
injeksioneve, implanteve dhe tabletave.

Në studimin e bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me qëllim
për të zbuluar efektet anësore të terapisë hormonale, kanë marrë pjesë rreth
155.000 meshkuj, që janë trajtuar me këtë terapi, dhe në fund të studimit është
parë se kjo terapi kishte rritur rrezikun për demencë.

Gjithashtu, në krahasim me meshkujt e tjerë, ata që kishin
aplikuar këtë terapi ishin 14% më të rrezikuar nga sëmundja e Alzheimerit.

Në studim kishin marrë pjesë burra të moshës 66-vjeçare, të
cilët ishin diagnostikuar me këtë lloj kanceri gjatë viteve 1996 dhe 2003.
Shkencëtarët i kishin përcjellur këta pjesëmarrës për 10 vite. Sipas tyre nga
154.000 pjesëmrrrës, 62.330 pas një peroudhe kohore ishin diagnostikuar me demencë,
apo ndonjë llojë tjetër çrregullimi psikologjik.

Ky studim u publikua në revistën JAMA Network Open dhe ishte
kryer nga një grup shkencëtarësh të Universisteti të Pensilvanisë. /Gazeta
Express

The post Terapia që trajton kancerin e prostatës rrit rrezikun për demencë appeared first on Gazeta Express.