EkonomiKulturëKurioziteteLajmeLajmi i funditShëndetësiShowbizSport

Ushtaraku amerikan thotë se në bisedimet Kosovë -Serbi duhet të përfshihet dikush i rangut të Richard Holbrooke

Ish-ushtaraku amerikan, Ben Hodges, i ka dedikuar një shkrim të gjatë përpjekjeve të Pernëdimit për të zgjidhur problemin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai përveç që ka propozuar tre pika kyçe, se si
do të duhej të shkohej drejt një marrëveshje të mirë finale, ka thënë se Perëndimit
në mënyrë urgjente i duhet të angazhojë një diplomat të rangut të Richard
Holbrook-ut, për të shtyrë Prishtinën dhe Beogradin drejt një marrëveshje
finale.

“ Urgjentisht, Perëndimit i duhet një diplomat i respektuar për të marrë përsipër ‘diplomacinë fluturuese’, në këtë situatë, njëjtë sikurse roli që kishte pasur ambasadori Richard Holbrooke përgjatë arritjes së marrëveshjes Paqësore të Dejtonit. Dikush që mund të udhëheq këto negociata me ndjenjën e urgjencës dhe që ka mbështetje të fuqive të mëdha dhe atyre të rajonit, BE-së dhe aktorëve të tjerë kryesorë, sikurse Rumania, e cila ka një rol kyç, duke pasur parasysh pozitën e saj strategjike dhe ndërlidhjen që i bën rajonit me Detin e Zi”, ka shkruar Hodges, transmeton Gazeta Express.

Përveç kësaj ai ka propozuar edhe tre pika
kyçe për palët, se si duhet veprojnë në raport me Kosovën dhe Serbinë në
dialog.

Hodges thotë se Perëndimi duhet t’iu jap hapësirë
Vuçiqit dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për të biseduar, negociuar dhe
për të arritur një kompromis. Sipas tij Perëndimi duhet të ndalojë së vendosuri
vija të kuqe dhe së mësuari këta dy liderë.

Pika e dytë për të cilët flet Hodges janë
zgjidhjet e problemeve të rajonit, duke përmendur këtu marrëveshjen ndërmjet
Maqedonisë dhe Greqisë për emrin. Ai thotë se edhe përkundër përpjekjeve të
Rusisë për të bllokuar një gjë të tillë, dy shtetet kanë arritur të merren
vesh, duke garantuar kështu një të ardhme më të mirë për qytetarët e Maqedonisë
së Veriut.

“Konflikti ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
sigurisht që është më i vështirë për t’u zgjidhur, por kjo iu jep Vuçiqit dhe
Thaçit një mundësi për të treguar kurajë se janë të gatshëm të dalin me një
zgjidhje të tyren. Ata do të jenë ata që do të jetojnë me pasojat”, shkruan ndër
të tjera ish-ushtaraku amerikan në një shkrim autorial.

 Si
pikët kyçe të fundit, Hodges thotë se është shkëputja e plotë e Serbia nga
Rusia. Ai thotë se Vuçiqi duhet të ndalojë së shndërruari shtetin e tij në një
Kubë apo Venezuelë të Evropës Juglindore, që dinë të jenë vetëm satelit të
Rusisë.

“ Vuçiqi ka nevojë për disa opsione
strategjike për Serbinë, në vend se të shndërrohet Kuba apo Venezuela e Evropës
Juglindore, një satelit që i nënshtrohet vetëm Kremlinit, e që nuk do të sjellë
përfitime afatgjate për qytetarët. Në të vërtetë Serbia duhet të bëhet më e përgjegjshme,
dhe të stabilizojë rajonin duke arritur një marrëveshje me Kosovën”, ka shtuar
ndër të tjera Hodges.

Ndër të tjera ish-ushtaraku amerikan ka përmendur edhe vështirësitë për arritjen e një marrëveshje, duke përmendur edhe veprimet e Serbisë dhe Kosovës të cilat e kanë bllokuar dialogun./GazetaExpress/

The post Ushtaraku amerikan thotë se në bisedimet Kosovë -Serbi duhet të përfshihet dikush i rangut të Richard Holbrooke appeared first on Gazeta Express.