Uncategorized

Aktivistet e VV-se konsumojne alkool para selise se kesaj Levizje

Në një fotografi të shpërndarë në rrjetet sociale janë parë aktivistet e Lëvizjes Vetëvendosje duke konsumuar alkool para selisë së kësaj të fundit. Pjesë e kësaj fotografie janë edhe zyretarë te lartë si Liburn Aliu deputet i kuvendit të Kosoves Edison Jakurti sekretarë për formim ideopolitik, Valdrin Ahmeti koordinatori i sekretariatit të përgjithshem si dhe aktivistë të tjerë të kësaj Levizje.

Flitet për dehje e shfrenim në ambientet e punes teksa po kremtohej dicka. Kohe më parë, lideri i VV-së Albin Kurti kishte akuzuar të dalurit nga VV-ja se kanë bërë abuzime të kësaj natyre dhe kanë ulur disiplinen e partisë. Por, fenomene të njejta po perseriten vazhdimisht në këtë subjekt.

Nuk dihet tamam se cila është rruga që VV po ua jep aktivistëve, sic nuk dihet se cili është sinjali që po dergon tek votuesit. Kohë më parë, Albin Kurti anëtarësoi Labinotë Demi Murtezin. Flitet se arsyeja e anëtarësimit dhe vëmendja publike që asaj iu kushtua, nuk lidhet me potencialet e saj, por me “mbulesën” që ajo bart në kokë. A është Labinotë Murtezi “mbulesa” për abuzimin me alkool e jetën e shthurur që bëjnë aktivistët? Apo, ajo është mbulesa për ateizmin marksist për të cilen njihet lideri Kurti? Gjithsesi, një gjë dihet: ajo po përdoret, krejt cka i duhet ajo VV-së është simbolika e mbulesës si mundesi për vota.

Comment here